Ambasadori gjerman ironizon me Brnabiqin: Gjermanët janë adhurues të maleve
31 maj 2019
| 13:15
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq, e cila ka thënë se shqiptarët “janë njerëz të ardhur nga mali”.
Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”, ambsadori Heldt ka ironizuar me këtë deklaratë të Brnabiqit duke shkruar se: “Gjermanët janë adhurues të maleve. Shihemi në ecjen e radhës në pyll”.