Ambasadori gjerman: Kosova e Serbia ta zbatojnë marrëveshjen për të zhdukurit
30 gusht 2023
| 13:23
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i është bashkuar thirrjes së OSBE-së, që palët ta zbatojnë marrëveshjen e arritur më 2 maj për personat e zhdukur me forcë.
Kërkesa e Rohde, vjen pikërisht sot kur shënohet Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, unë bashkohem me OSBE-në duke kërkuar zbatimin e shpejtë të marrëveshjes së lartpërmendur. Më shumë se 1600 njerëz janë ende të zhdukur, secili prej tyre një vlerë”, ka thënë ambasadori Rohde.