Ambasadori gjerman kritikon qeverinë për shuarjen e task-forcës antikorrupsion

21 tetor 2020 | 12:46

Shuarja e Task-Forcës Antikorrupsion nga Qeveria Hoti është kritikuar sot edhe nga ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rode.

Rode, përmes një reagimi në “Twitter”, ka thënë se kjo ngrit shqetësime të mëdha për vullnetin politik në luftimin e korrupsionit.

“Fatkeqësisht vendimi i qeverisë së Kosovës për shuarjen e Task-Forcës Anti-Korrupsion, ngritë shqetësime të mëdha për vullnetin politik për trajtimin efektiv të çështjeve korruptive”, ka shkruar ambasadori gjerman.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka…