Ambasadori gjerman: LDK-ja ka vendosur standarde në qeverisje, presim nga Hoti t’i zbatojë ato
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka reaguar sot për zhvillimet e djeshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës ku Avdullah Hoti është zgjedhur kryeministër.
Heldt ka thënë se qeveria paraprake në të cilën ka qenë pjesë edhe LDK-ja, ka vendosur standarde në qeverisje, transparencë dhe luftë kundër nepotizmit dhe korrupsionit.
Sipas tij, të njëjtat standarde priten edhe nga qeveria që do ta drejtojë Avdullah Hoti.
“Kosova ka një qeveri të re, e votuar nga një shumicë e nevojshme prej 61 deputetëve të zgjedhur. Qeveria paraprake me pjesëmarrjen e LDK-së ka vendosur standarde në qeverisje, transparencë dhe luftë kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Këto janë tani standardet që ne presim të fillojnë”, ka shkruar Heldti në llogarinë e vet në “Twitter”, raporton “Epoka e re”