Ambasadori gjerman mirëpret deklaratën e Merkelit për kufijtë në Ballkan
16 gusht 2018
| 12:47
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka thënë se e ka mirëpritur deklaratën e kancelares gjermane, Angela Merkel, se kufijtë e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor janë të paprekshëm.
Sipas Heldt, shtetet sikur Kosova e Serbia duhet të flasin sesi të përmirësojnë jetën e qytetarëve të vendeve respektive e jo të flitet për ndryshim kufijsh.
Këto komente ambasadori gjerman i ka bërë pas nënshkrimit të një granti prej 6.5 milionë euro që shteti i tij ia ka dhënë Kosovës për krijimin e vendeve të punës në fushën e bujqësisë.