Ambasadori gjerman mirëpret rezolutën e PE-së për Kosovën

19 tetor 2023 | 16:16

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka shkruar edhe njëherë për kërkesat që kanë ndaj Serbisë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, pas miratimit të një rezolute për këtë ngjarje nga Parlamenti Evropian (PE).

“Rezoluta e PE për situatën në Kosovë pas sulmit terrorist më 24.9. në Banjska. Siç tha kancelari Scholz, ne kërkojmë hetime intensive dhe kërkojmë nga Serbia të bashkëpunojë në hetimet e udhëhequra nga autoritetet e Kosovës. Ai gjithashtu nënvizoi nevojën urgjente që të dyja palët të zgjidhin konfliktin”, ka shkruar Rohde, duke shpërndarë një postim në “X” nga eurodeputetja Viola von Cramon për këtë rezolutë.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) futbolli nuk është…