Ambasadori gjerman mirëpret vendimin e Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për largimin e regjimit të letrave ngjitëse/stikerave nga veturat me targa të Serbisë që hyjnë në territorin kosovar.
Rohde, ka thënë se tani udhëtimi në mes të dy vendeve është bërë më më i lehtë.
“Lamtumirë stikersa në targa. Mirëpresim vendimin e qeverisë kosovare dhe serbe për largimin e regjimit të stikersave, kështu u bë më lehtë udhëtimi mes dy fqinjëve”, ka shkruar Rohde në platformën “X”.
Qeveria e Kosovës ka njoftuar të enjten vonë se ka vendosur ta shfuqizojë vendimin për vendosjen e letrës ngjitëse në automjetet me targa serbe.
Vendimi i qeverisë vjen pasi Serbia vendosi t’i lejoi automjetet me targa RKS – Republika e Kosovës të lëvizin lirshëm në territorin e saj nga fillimi i kësaj jave.
Tschüss, stickers on license plates!👋
Welcoming Kosovar and Serbian governments ditched the "sticker regime", making travels between the two neighbours easier. 🚗
From now on, the only stickers that should be used are the ones for your @EURO2024 sticker albums! 🌐⚽️
🇩🇪🤝🇽🇰🇷🇸 pic.twitter.com/hq9VfGZbLT— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) January 5, 2024