Ambasadori gjerman në Kosovë: Kosova, më në fund, zonë e pavarur kontrolli
20 prill 2020
| 22:54
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka thënë se me votimi e sotshëm të marrëveshjes së përfshirjes së Operatorit tonë të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) në Rrjetin Europian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Energjisë (ENTSO – E), Kosova do të jetë zonë e pavarur kontrolli, raporton “Epoka e re”.
“Me votimin e sotëm të të gjithë operatorëve të Sistemit Evropian ENTSO-E. Kosova më në fund do të jetë një zonë e pavarur kontrolli. Kontribut i madh edhe për bashkëpunimin rajonal, krenar me KfW, duke pasur një rrugë të gjatë për të arritur atje. Vite pune të vështira ekipore. team, #KOSTT”, ka shkruar Heldt në “Twetter”.