Ambasadori gjerman në OKB thotë se Serbia s’mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën
07 shkurt 2019
| 23:38
Ambasadori i Gjermanisë në OKB, Christoph Heusgen, ka kritikuar Serbinë në seancën e Këshillit të Sigurimit për qasjen ndaj Kosovës.
Diplomati Gjerman në adresimin e tij në këtë seancë ka thënë se “e vetmja menyrë që Serbia të inkuadrohet në BE është duke kontribuar në normalizimin e marredhënieve me Kosovën dhe duke e njohur Pavaresinë e Kosovës. Andaj nuk e kuptoj ecjen poshtë e lartë të Serbise, për të siguruar tërheqje të njohjeve të Kosovës”.
Heusgeni ka theksuar se “nuk e di se, a e ka seriozisht Serbia antaresimin e saj ne Bashkimin Europian!?”, ka deklaruar ai. /Klan Kosova/