Ambasadori gjerman në Prishtinë jep lajmin e mirë për liberalizimin e vizave për Kosovën

25 nëntor 2021 | 23:33

Tri forca politike në Gjermani, Partia Socialdemokrate (SPD), Të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë (FDP), njoftuan të mërkurën arritjen e një koalicioni qeverisës.

Pavarësisht se nuk është diçka e re, në këtë marrëveshje përmendet edhe mbështetja për liberalizimin e vizave për Kosovën, dialogun Kosovë-Serbi si dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në strukturat euroatlantike.

I kënaqur që Kosova është në agjendë të qeverisë së re gjermane është shprehur edhe ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde.

“Koalicioni i ardhshëm qeverisës në Gjermani nënvizoi përkushtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi dhe vuri theksin për të mbështetur integrimin e Ballkanit Perëndimor në strukturat euroatlantike”, ka shkruar Rohde.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Meqenëse jemi në prag të festave të Nëntorit, sot u…