Ambasadori gjerman në Serbi: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë
19 mars 2019
| 13:44
Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb, ka thënë se Gjermania e mbështet fuqishëm dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe pret që formati i dialogut të mbetet i pandryshuar.
Ai i ka bërë thirrje Prishtinës që ta shfuqizojë taksën.
Diplomati gjerman i ka thënë revistës “Diplomacia dhe Tregtia” se rezultati i dialogut duhet të jetë marrëveshja gjithëpërfshirëse dhe e pranueshme për të dyja palët si dhe e zbatueshme, transmeton “Klan Kosova”.