Ambasadori gjerman: Pengimi i sportistëve kosovarë është shembull i Ballkanit të mbyllur
26 tetor 2021
| 13:02
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se politizimi i sportit nuk është asnjëherë ide e mirë.
Ai këtë e ka thënë pas pengimit nga Serbia që u është bërë boksierëve kosovarë për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror.
“Politizimi i sportit nuk është ide e mirë asnjëherë. Pengimi i boksierëve kosovarë për të marrë pjesë në kampionat shkon në drejtim të kundërt. Kjo fatkeqësisht është shembull i Ballkanit të mbyllur, jo të hapur”
“Ashtu sikurse e tha dje zëdhënësi i BE-së, ‘pajtimi afatgjatë në mes të shoqërisë nis nga shkëmbimi intelektual, kulturor, sportiv dhe artistik. Këto shkëmbime janë të domosdoshme për të ndërtuar mirëkuptim të ndërsjellë’”, është shprehur Rohde