Ambasadori gjerman për djegien e veturave në veri: Dhuna nuk është opsion

31 mars 2023 | 15:52

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, duke komentuar djegien e veturave me targat RKS-së në veri të vendit, ka thënë se dhuna nuk është opsion.

Me këtë rast, ai ka thënë se ka besimin se autoritetet e Kosovës do t’i sjellin para drejtësisë të gjitha ata që janë duke kryer veprime të tilla.

“Unë kam besim të plotë që autoritetet kosovare do të hetojnë rastet plotësisht dhe do të sjellin përgjegjësit para drejtësisë”, ka shkruar Rohde në “Twitter”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka…