Ambasadori gjerman përgëzon Kuvendin për ratifikimin e tri marrëveshjeve nga Procesi i Berlinit
23 shkurt 2023
| 14:21
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka përgëzuar ratifikimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare nga Kuvendi i Kosovës, të cilat ishin nënshkruar në Procesin e Berlinit.
Ai ka thënë se marrëveshjet do të sjellin përfitime për qytetarët e Kosovës.
“Do të nxisin masivisht integrimin rajonal të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe do t’i sjellin ato një hap më afër BE-së. Procesi i Berlinit po tregon rezultate”, ka shkruar ai në “Twitter”.
Kuvendi ratifikon tri marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara në Procesin e Berlinit