Ambasadori gjerman reagon pasi Malcolm Simmons raportoi në Kuvendin e Kosovës

13 korrik 2021 | 10:59

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde është shprehur i shqetësuar pse Kuvendi i Kosovës i ka dhënë platformë ish-gjykatësit të EULEX-it, Malcolm Simmons për siç ka thënë ai kampanjën dezinformuese të Simmons.

Rohde ka mbështetur reagimin e EULEX-it, duke e quajtur si përgënjeshtrim bindës për pretendimet e pabazuara të Simmonsi.

“Përgënjeshtrim shumë bindës dhe gjithëpërfshirës i EULEX-it për pretendimet e pabazuara. Unë thjesht habitem pse Kuvendi i Kosovës ende i ofron ish-gjykatësit Simmons një platformë për ta vazhduar këtë fushatë të dezinformimit”, ka shkruar Rohde në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Angelina Jolie dhe The Weeknd janë kapur sërish mat në…