Ambasadori gjerman: Secili keni përgjegjësi për virusin ‘Korona’

15 prill 2020 | 09:48

Në Kosovë numri i të infektuarve me virusin “Korona” ka shkuar në 387 raste. Vetëm mbrëmë u konfirmuan edhe 10 raste të reja. Këto raste të reja po i konsideron të këqija ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, i cili ka thënë se edhe BE-ja është duke kaluar një kohë të vështirë. Megjithatë, sipas Heldt, distanca sociale po tregohet një formë efektive për parandalimin e COVID-19. “Shtetet e BE-së po kalojnë në një periudhë të vështirë me mbyllje të mëdha, ashtu si në të gjitha shtetet e botës. Por, po shihet se distanca sociale është formë efektive, gjithashtu edhe në Gjermani. Rritja e numrit të rasteve në Kosovë nuk është gjë e mirë. Secili mund të tregojë përgjegjësi duke i marrë masat e sigurisë”, ka shkruar Heldt në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Danimarka, sot, një muaj pasi ato qëndruan të mbyllura, rihapi…