Ambasadori gjerman: Shpresoj se liberalizimi i vizave do të ndodhë shpejt
03 maj 2018
| 18:00
Me rastin e 10-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes të Gjermanisë dhe Kosovës, ambasadori gjerman në Prishtinë, Christian Heldt, ka bërë zbulimin e shtatores së “Ambasadorit” të Berlinit në Prishtinë, e ashtuquajtur arushë, e cila është punuar nga artistja kosovare, Arta Rudaku.
Me këtë rast, ambasadori Heldt ka thënë se shpreson se liberalizimi i vizave do të ndodhë shpejt, vendim të cilin do ta merr Komisioni Evropian.
Megjithatë, ai nuk ka dhënë ndonjë afat për liberalizimin e vizave.
Ai ka folur edhe për vizitën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi më 9 maj me kancelaren gjermane Merkel, duke shpresuar do të jetë një takim i mirë dhe i frytshëm ndërmjet tyre.
/Epoka e re/