Ambasadori gjerman solidarizohet me personat me aftësi të kufizuara

22 maj 2020 | 23:24

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt ka bërë një gjest të pazakontë duke u ulur në një nga karrocat e personave me aftësi të kufizuara.

Heldt këtë e bëri për tu solidarizuar me këtë kategori njerëzisht për të përjetuar se ç’do të thotë të duash të qasesh diku, e të mos arrish për shkak të barrierave fizike nëpër shumë hapësira, përfshirë edhe shkollat.

Ky veprim i tij erdhi meqë Heldt iu bashkua sot fushatës së ”#visa4children” të Zyrës së UNICEF-it në vend.

Fushata kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes për nevojat e fëmijëve me aftësi të kufizuara, që jetojnë në Kosovë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dymbëdhjetë zyrtarë të Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit…