Ambasadori gjerman takohet me kryeshefin e KOSST-it: Integrimi i komunave veriore, hap i rëndësishëm
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, është takuar me kryeshefin ekzekutiv të KOSTT-it, Evatar Zeqiri, për të folur mbi bashkëpunimin mes Kosovës dhe Gjermanisë në sektorin e energjisë.
Në një njoftim të ambasadës gjermane u tha se integrimi i katër komunave me shumicë serbe është hap i rëndësishëm për operatorin.
“Gjatë një takimi mjaft informues me kryeshefin e KOSTT-it, Evatar Zeqiri, ambasadori Rohde theksoi bashkëpunimin e madh me Gjermaninë dhe mbështetjen e kahershme të KfW Bankengruppe në sektorin e energjisë. Integrimi i mëtejshëm i katër komunave veriore ka qenë një hap i rëndësishëm për biznesin e qëndrueshëm të operatorit”, theksohet në njoftimin e Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë.
Had a very good meeting w/ Evatar Zeqiri, CEO of 🇽🇰's Transmission, System & Market Operator (KOSTT). Highlighted the great cooperation with 🇩🇪 & longstanding @KfW_FZ_int support in the energy⚡️ sector. Integration of North-🇽🇰 is important for the operator's sustainable business. pic.twitter.com/syrvWqzIKF
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) January 30, 2024