Ambasadori gjerman tregon pse s’e përkrahën rrëzimin e qeverisë
24 prill 2020
| 09:21
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, në DESK të KTV-së ka thënë se të kesh një krizë institucionale në kohë pandemie “nuk është e dobishme”.
Ai e ka thënë këtë gjë teksa iu është përgjigjur pyetjeve rreth demarshit të Gjermanisë dhe Francës, dërguar LDK-së, pak para se të votohej mocioni i mosbesimit që e rrëzoi qeverinë.
“Pikërisht këto ishin arsyet pse ne i shprehëm shqetësimet tona, të kesh një krizë institucionale në këtë kohë mendoj nuk është e dobishme dhe nuk është gjithçka në të cilën të gjithë akterët politikë do të duhej të përqendroheshin tani”, ka thënë ai.
Ajo energji, sipas Parisit dhe Berlinit, duhet t’u kushtohet krejtësisht luftës kundër pandemisë dhe perspektivave ekonomike dhe shoqërore.