Ambasadori gjerman uron PDK-në për anëtarësimin në ALDE
05 dhjetor 2022
| 14:34
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka uruar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) për anëtarësimin në Aleancën e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE).
Përmes në cicërime në “Twitter”, Rohde ka përgëzuar PDK-në dhe kryetarin e saj, Memli Krasniqi për anëtarësimin në ALDE.
“Urime për PDK-në dhe kryetarin e saj, Memli Krasniqi për pranimin si anëtarë më të rinj në ALDE, Aleancën evropiane të partive liberale”, ka shkruar ambasadori gjerman.