Ambasadori gjerman vizitoi Shtëpinë Muze në Poklek, aty ku forcat serbe masakruan 53 civilë
Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde ka vizituar të enjten Shtëpinë Muze në Poklek, aty ku forcat serbe kanë masakruar 53 civilë.
Lidhur me vizitën e tij në Poklek, ka shkruar në “Facebook” Fadil Muqolli, të cilit më 17.04.1999, forcat serbe ia vranë 14 anëtarë të familjes së ngushtë, babanë, nënën, katër motrat, bashkëshorten me katër fëmijë, dhe bashkëshorten e vëllait me dy vajza.
“Sot në Poklek, tek Shtëpia Muze, prita në vizitë Ambasadorin gjerman Jörn Rohde, i shoqëruar nga Xhavit, Arbeni dhe Arbëri nga Drenasi. Vizita e tyre shërben si një dëshmi për rëndësinë e vazhdueshme të ruajtjes së të kaluarës sonë të trishtë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i tij:
Sot në Poklek, tek Shtëpia Muze, prita në vizitë Ambasadorin gjerman Jörg Rohde, i shoqeruar nga Xhavit, Arbeni dhe Arbëri nga Drenasi.
Vizita e tyre shërben si një dëshmi për rëndësinë e vazhdueshme të ruajtjes së të kaluarës sonë të trishtë.
Për ambasadorin gjerman ishte hera e parë që viziton Poklekun, dhe shprehu hapur trishtimin e tij lidhur me atë çfarë kishtë ndodhur në Poklek me 17 prill 1999, në anën tjetër, ne si familjar, të detyruar ta pranojm këtë fakt, shprehem trishtimin dhe dëshpërimin tonë për mos ndjekjen e kryerësve të këtij krimi nga organet përkatëse.
Poklek, 4 prill 2024