Ambasadori gjerman viziton MFSK-në, takon zëvendësministrin Ramadani
10 janar 2019
| 17:15
Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Burim Ramadani, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt, me të cilin ka biseduar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale.
“Kënaqësi të pres sot në ministri, ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt. Kosova dhe Gjermania kanë raporte të shkëlqyeshme në siguri dhe mbrojtje. Theksova përkushtimin tonë për të thelluar marrëdhëniet bilaterale”, ka shkruar Ramadani në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/