Ambasadori gjerman: Votimi për kryeprokuror të shtetit, zhgënjyes
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka quajtur zhgënjyes procesin e djeshëm të votimit për kryeprokuror të shtetit në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK).
Rhode ka ripostuar në llogarinë e vet në “Twitter” reagimin e shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili ka thënë se votimi i kryeprokurorit të Shtetit nuk ka qenë në linjë me kërkesat e BE-së.
“Kjo me të vërtetë është zhgënjyese dhe jo rruga e duhur përpara. Veçanërisht kur OJQ-të e njohura të Kosovës si Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike kanë shprehur shqetësimin e njëjtë”, ka shkruar Rhode.
Edhe shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, dje është shprehur i zhgënjyer nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për procesin e përzgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit.
This is indeed dissapointing & not the way forward. Especially when also well known 🇽🇰 NGOs like https://t.co/5IpegehjrF Institute & GLPS have voiced similar concerns. https://t.co/uATMKP10oj
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) April 7, 2022