Ambasadori i Gjermanisë kundërshton veprimet e Vetëvendosjes në Kuvend
21 mars 2018
| 14:49
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka reaguar kundër hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës nga deputetët e Vetëvendosjes gjatë tentimit për të votuar demarkacionin.
Heldti ka thënë se gazi lotsjellës nuk është një instrument i diskutimit politik.
“Kjo nuk mund të shërbejë si një shembull i mënyrës për të luftuar për ide dhe politike në forumin më të lartë politik në vend”, ka shkruar Heldt.