Ambasadori Godfrey: Qëllimi im është përmirësimi i marrëdhënieve ShBA-Serbi

18 dhjetor 2019 | 14:48

Ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey, ka thënë të mërkurën në Kuvendin e Serbisë se qëllimi i tij është të përmirësojë marrëdhëniet ShBA-Serbi.

Ai ka thënë se mënyra më e mirë për këtë është që Amerika ta mbështes Serbinë në rrugën e saj evropiane.

“Qëllimi im është të bëj gjithçka që mundem për të përmirësuar marrëdhëniet midis ShBA-së dhe Serbisë. Pozicioni im, por edhe ai i Amerikës, është që mënyra më e mirë për të mbështetur Serbinë dhe qëllimin e saj që të bëhet një anëtare e BE-së”, ka thënë ai gjatë një diskutimi në Kuvend me anëtarët e grupit parlamentar të miqësisë Serbi-ShBA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Australia ka shënuar ditën e saj më të nxehtë në…