Ambasadori Greiçevci takoi holandezin që bëri shumë për Kosovën

23 shtator 2020 | 13:59

Ambasadori i Kosovës në Hagë, Lirim Greiçevci ka postuar në profilin e tij në “Facebook”, një fotografi me mikun e popullit të Kosovës, holandezin Christiaan Mensinga.

“Christiaani, që nga viti 1999, duke i parë vuajtjet e njerëzve në Kosovë gjatë luftës, ai çdo vit ka bërë me qindra kilometra në Holandë, me karrocën e tij, duke mbledhur dhjetëra mijëra euro për ata më në nevojë, nga pasojat e luftës: fëmijët jetimë, gratë e veja dhe të moshuarit”, ka shkruar ambasadori Greiçevci.

Postimi i plotë i tij:

Ky është holandezi Christiaan Mensinga. Ai është njeri me trup të lënduar, por me zemër të fortë dhe të madhe.

Christiaani, që nga viti 1999, duke i parë vuajtjet e njerëzve në Kosovë gjatë luftës, çdo vit ka bërë me qindra kilometra në Holandë, me karrocën e tij, duke mbledhur dhjetëra mijëra euro për ata më në nevojë, nga pasojat e luftës: fëmijët jetimë, gratë e veja dhe të moshuarit.

Angazhimi i tij i veçantë humanitar ka frymëzuar qytetarët dhe autoritetet holandeze për ta ndihmuar Kosovën. Shembull i tij unik bëmirës është pasqyruar në shumë media holandeze.

Njerëzit si Christiaan të bëjnë të besosh në natyrën e mirë të njeriut. Ai meriton mirënjohjen tonë të pafund.

Dank u Christiaan ????

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10158669996439253&set=pcb.10158669996559253&type=3&theater

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Delegacioni i Federatës së Futbollit të Kosoës (FFK) në krye…