Ambasadori Heldt me fjalim emocionues një ditë para largimit nga Kosova (Video)
Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt, nesër (e premte) do të largohet nga Kosova, duke përfunduar kështu mandatin e tij 3-vjeçar në krye të ambasadës gjermane.
Diplomati gjerman është shprehur i mërzitur që i duhet të largohet nga Kosova pa pasur mundësinë që të përshëndetet me të gjithë miqtë e tij, si pasojë e pandemisë dhe Covid-19.
Por Heldt ka thënë se do të kthehet privatisht e si mik, për të takuar të gjithë miqtë e tij në Kosovë dhe për t’i bërë të gjitha gjërat që s’ka mundur t’i bëjë si pasojë e pandemisë.
“Në gjermanisht është një shprehje që thotë ‘ende e kam një valixhe në Berlin’, kuptimi i së cilës është që ke lënë diçka pas tek e cila do të kthehesh sërish. E pra unë definitivisht po e lë në Kosovë një pjesë të madhe të valixhes time”, ka thënë Heldt. /Epoka e re/
Before leaving #Kosovo tomorrow: Thank you for making me discover, for making me appreciate and, to those who grew close, thank you for your friendship. It is a hard cut under Corona circumstances, so not “farewell”, but definitely “auf Wiedersehen”. Faleminderit, hvala, Danke! pic.twitter.com/m2lJRfdSWP
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) July 23, 2020