Ambasadori Hill: BE-së i duhet një vit kohë për ta zgjidhur çështjen e targave
22 nëntor 2022
| 13:31
Ambasadori i Amerikës në Beograd, Christophet Hill deklaron se duhet të jenë në dispozicion edhe 365 ditë të tjera për t’u zgjidhur çështja e targave ilegale serbe.
Hill pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq tha se BE-ja e ka bërë të qartë se duhen më shumë se 48 orë për të zgjidhur çështjen aktuale.
“BE e ka bërë të qartë se do të dëshironte të shihte edhe 365 ditë të tjera,” shtoi Hill.
Për bisedimet e djeshme në Bruksel, ai tha se nuk do të fliste për dështim, por se ajo që ndodhi tregon se ka nevojë për bisedime të mëtejshme.
“Rruga për të arritur një zgjidhje është fleksibiliteti me përpjekjet e ndërmjetësve të BE,” përfundoi Hill.