Ambasadori Hill: Është logjike të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe

28 dhjetor 2022 | 18:55

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher HIll, ka thënë se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, jo vetëm se është mirë të bëhet, por është edhe logjike.

Në një intervistë për mediumin serb “Nova”, ai është pyetur nëse Uashingtoni ka mekanizma për ta detyruar kryeministrin Albin Kurti që ta formojë AKS-në.

“Asociacioni i komunave (me shumicë, shën/red) serbe veçse është dakorduar dhe është obligim. Tani po merremi me çështjen se si të zbatohet ajo. Dhe mendoj se jo vetëm që është në rregull të formohet ajo, por mendoj se është edhe logjike. Mendoj se logjika është mekanizmi më i fuqishëm”.

Ai u pyetu se përse njerëzit nga Serbia dhe Kosova nuk e shfrytëzojnë logjikën mjaftueshëm në këtë moment.

“Ndonjëherë është vështirë të arrihet deri te marrëveshja me kohë kur ka shumë tensione në terren, por besoj se do të arrihet marrëveshja se si ta bëjmë këtë. Mendoj se do të vijë deri te kjo pikë, vetëm se do të zgjasë më shumë sesa që do të doja unë të shoh”, potencoi ambasadori Hill.

Ai potencoi gjithashtu se nuk është i informuar se i është dhënë ultimatum Serbisë, gjegjësisht presidentit të saj, Aleksandar Vuçiq, nga vendet e Quint-it për t’i larguar barrikadat. Madje është raportuar në mediat serbe se nëse këtë nuk e bën Vuçiqi, atëherë bashkësia ndërkombëtare do t’ia lejojë Kurtit t’i heqë ato me dhunë.

“I kam dëgjuar këto tregime, por jo, nuk janë të njohura për mua. Jam një nga ambasadorët në Beograd që është përfaqësues i Quint-it, por nuk jam në dijeni për një ultimatum të tillë. Më pyetët se çfarë mendoj për barrikada, thash që e kuptoj pse janë atje, por mendoj se është koha tani që ata që i kanë vendosur ato, t’i heqin”, u shpreh diplomati amerikan.

Hill tha po ashtu se Ballkani i Hapur është një mjet për arritjen e marrëveshjes eventuale mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian nëpërmjet një…