Ambasadori Hill për propozimin franko-gjerman: Janë zhvilluar diskutime në mes të ShBA-së dhe BE-së

11 tetor 2022 | 14:39

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Beograd, Christopher Hill, ka thënë sot se Serbia ka nevojë për diversifikim dhe largim nga Rusia për sa i përket furnizimit me energji.

Ai është pyetur se si e sheh marrëveshjen e Serbisë dhe Hungarisë, për ndërtimin e një tubacioni nafte që do t’i mundësonte Serbisë të furnizohej me naftë të lira, gjë që  është konfirmuar edhe nga autoritetet hungareze. Me këtë rast,  ambasadori Hill ka thënë se nuk është në gjendje të komentojë për këtë, sepse nuk i di detaret, por se Serbia duhet të largohet nga Rusia në çështjen e burimeve të energjisë.

Hilli ka thënë po ashtu se Amerika mbështet interesin e përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian, për zgjidhjen e problemit në marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Më tutje, ambasadori Hill ka thënë se përpara propozimit të Francës dhe Gjermanisë, janë zhvilluar diskutime të gjera në mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE-së, si dhe me përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës.

Ndryshe, më 9 shtator, Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak bashkë me këshilltarët e presidentit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe atij të Francës, Emmanuel Macron janë takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se qëllim i vizitës ishte të eksplorohen opsionet për përparim në dialog.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, i ka bërë thirrje qeverisë…