Ambasadori Hill: ShBA-ja dhe BE-ja nuk kanë qenë kurrë më afër, puna vazhdon
Emisari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar janë takuar të mërkurën në Uashington.
Pas këtij takimi, Chrisopher Hill, ambasador i ShBA-së në Beograd, ka thënë se, Amerika dhe BE-ja nuk kanë qenë kurrë më afër njëra-tjetrës.
Po ashtu, Hilli ka thënë se ShBA-ja dhe BE-ja ndajnë të njëjtin vizion për të ardhmen evropiane të Serbisë.
“ShBA-ja dhe BE-ja nuk kanë qenë kurrë më afër dhe të gjithë ndajmë të njëjtin vizion për të ardhmen evropiane të Serbisë. Do arrijmë atje. Tani për tani, siç i pëlqen të thotë Gabe, puna vazhdon”, ka shkruar Hilli në llogarinë e vet në “Twitter”.
The U.S. and the EU have never been closer and we all share the same vision for Serbia’s European future. We’ll get there. For now, as Gabe likes to say, the work continues. 🇺🇸🇪🇺🇷🇸 https://t.co/ADbNTYFjcQ
— Ambassador Christopher R. Hill (@usambserbia) September 21, 2022