Ambasadori Hill tregon pse ShBA-ja po financon vendosjen e kamerave në uniformat e policëve serbë

16 gusht 2023 | 08:29

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, shpjegoi pse Amerika financon vendosjen e kamerave në uniformat e policëve serbë.

“Është çështje balancimi i pushtetit të shtetit me të drejtat e individëve. Këto kamera sigurojnë transparencë dhe sigurojnë që të drejtat e të gjithëve respektohen”, tha Hill sipas një postimi në Twitter nga ambasada amerikane, transmeton N1.rs.

Ai shtoi se SHBA-të do të financojnë kamerat në uniformat e policisë serbe “për hir të transparencës dhe sigurisë së të gjithëve”.

Policia e trafikut në Serbi nga 1 shtatori do të përdorë 60 kamera gjatë ndërhyrjeve në trafik, pas një donacioni nga SHBA-ja, u tha në Beograd gjatë dorëzimit të donacionit.

Kamerat do të jenë në uniformat e punonjësve të policisë rrugore dhe do të përdoren edhe në “përgjues”, pra automjete zyrtare pa shenja policore që përdoren në kontrollin e trafikut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-agjent i FBI-së, Charles McGonigal, pranoi para një gjykate në…