Ambasadori Hovenier feston Vitin e Ri islam me myftiun Tërnava

29 korrik 2022 | 14:33

Ambasadori amerikan në Kosovë, ka vendosur që të premten, ditën më të rëndësishme të javës për besimtarët islam, pasi është falja e xhumasë t’i kalojë në shoqërim me ta.

Në një deklarim të shkurt në rrjetet sociale, Jeff Hovenier, ka thënë se respekti  për trashëgiminë fetare dhe kulturore është një ideal që çmohet në çdo demokraci moderne dhe multietnike.

“Sot, isha i nderuar në kremtimin e Vitit të Ri islam me myftiun Tërnava në Xhaminë e Madhe dhe diskutimin e mënyrave të garantimit që çdo kosovar të praktikojë besimin pa diskriminim”, ka shkruar ambasadori Hovernier në llogarinë e vet në “Twitter”.

Datat e festave të besimit islam bazohen në kalendarin hënor, përfshirë edhe atë të Vitit të Ri islam.

Këtë vit kjo festë shënohet sipas kalendarit hënor më 30 korrik.

Kalendari islam ose kalendari i Hixhrit përbëhet nga 12 muaj dhe 354 ose 355 ditë.

Ai është afërsisht 11 ditë më i shkurtër se kalendari gregorian. Bazohet në lëvizjen e hënës dhe si rezultat fillimi i çdo muaji përcaktohet kur gjysmëhëna e re bëhet e dukshme për herë të parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të premten është mbajtur…