Ambasadori Hovenier i reagon Lavrovit për masakrën e Reçakut
Sergeri Lavrov ka mohuar Masakrën e Reçakut në një krahasim që ka tërhequr me masakrën që ushtarët rus kanë kryer kundër civilëve në Bucha të Ukrainës.
Ndaj kësaj deklarate të ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, ka reaguar sot ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier.
“Ata që mohojnë mizoritë në Reçak kërkojnë të pengojnë përparimin drejt pajtimit rajonal, konsolidimit demokratik dhe integrimit evropian dhe euroatlantik”, ka thënë Hovenier, raporton Paparaci.
Kryediplomati rus, i cili është aktivizuar në propagandimin e aktiviteteve të dyshuara kriminale të ushtarëve rus në Ukrainë, e cilësoi “trillim” masakrën ndaj civilëve shqiptarë në Reçak të Shtimes.
(1/2) Attempts to rewrite & deny the well-documented history of the Recak massacre glorifies war crimes, dishonors the memory of the dead, and reopens the wounds of survivors. https://t.co/yv30XTSivW
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) May 27, 2022