Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka nderuar tre kolegë të ambasadës të cilët do të dalin në pension.
“Përkushtimi dhe mbështetja e tyre e palëkundur kanë qenë jetike për avancimin e misionit të ShBA-së në Kosovë. I falënderojmë për shërbimin e tyre dhe i urojmë suksese në të ardhmen!”, është thënë në njoftimin e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë.