Ambasadori Hovenier për nenin 7 të marrëveshjes: Çështja e vetëmenaxhimit të komunitetit serb është referencë për Asociacionin

01 mars 2023 | 21:45

Neni i shtatë i planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, është një nga nenet më së shumti të komentuar së fundmi, sidomos pjesa për “vetëmenaxhimin e komunitetit serb në Kosovë…”.

I pyetur për këtë nen, ambasadori i ShBA-së në Kosovës në një intervistë për Debat Plus, ka thënë se “një pjesë e saj do të duhet të diskutohet në kontekst të planit të zbatimit”.

Hovenier tha se çështja e vetëmenaxhimit të komunitetit serb në Kosovë është referencë për Asociacionin.

“Kjo është pyetje e drejtë, dhe, natyrisht, një pjesë e saj do të duhet të diskutohet në kontekst të planit të zbatimit. Por, gjithashtu do t’i referohesha nenit dhjetë, i cili flet se palët konfirmojnë detyrimin e tyre për t’i zbatuar të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut, të cilat mbeten të vlefshme dhe detyruese”, ka thënë ai.

“Pra, sërish mendoj se kjo çështja e nivelit të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë është referencë për Asociacionin, dhe, sërish, tashmë e kam shprehur në këtë intervistë, dhe, shumë herë, i kam shprehur pikëpamjet e Shteteve të Bashkuara se kjo është pjesë e saj, se përparimi në çështjen e Asociacionit është pjesë e rëndësishme e zbatimit të kësaj marrëveshjeje dhe çka është më me rëndësi, deri në një masë edhe për Kosovën që e përmbush atë vizionin e përbashkët që e kemi si një shtet shumetnik, sovran e demokratik”, ka vijuar ai.

Hovenier është shprehur se vizioni i ShBA-së për Kosovën është që jetë demokraci sa më e suksesshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot gjatë ditës është raportuar një gënjeshtër e madhe në…