Ambasadori Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë i Kosovës

27 dhjetor 2024 | 11:15

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë (ShBA), Jeffrey Hovenier, ka përfunduar zyrtarisht mandatin e tij trevjeçar si përfaqësues i Amerikës në vendin tonë.

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, Hovenieri ka theksuar simbolikën e përmbylljes së misionit të tij me të njëjtin akt që e kishte nisur me vendosjen e një kurore lulesh tek shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Hovenieri ka thënë se që kur ka nisur punën në fund të viteve ’90-a, nuk ka asnjë dyshim për përparimin dhe për kapacitetin e njerëzve të Kosovës për qëndrueshmërinë e tyre për të realizuar vizionin e tyre për një shtet sovran, të pavarur, demokratik, shumetnik, të begatë dhe të suksesshëm.

Ai ka thënë se po largohet nga kjo detyrë si mik i fortë i Kosovës.

“Do të largohem si një mik edhe më i fortë i Kosovës sesa isha kur mbërrita”, ka thënë ambasadori Hovenier.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë me dije se…