Ambasadori Hovenier takon komandantin e KFOR-it

19 tetor 2023 | 10:30

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier ka takuar të mërkurën në Shtabin e Përgjithshëm në kampin “Film City”, komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas me të cilin biseduan për sigurinë në Kosovë.

Këtë e bëri të ditur ambasadori amerikan Hovenier përmes një postimi në X.

Ambasadori amerikan vlerësoi përpjeklet e KFOR-it për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë.

“Jam i nderuar të takoj dje Ozkan Ulutas në kampin ‘Film City’. Përsëritëm angazhimin tonë të vendosur ndaj Misionit të NATO-s për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe një mjedis të sigurt në Kosovë. Vlerësova përpjekjet e KFOR-it për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë”, ka shkruar Hovenier në X.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Britanisë së Madhe ka mbërritur në Izrael, ku…