Ambasadori Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Lituanisë
19 nëntor 2024
| 00:08
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, e ka uruar kombëtaren e Kosovës për fitoren ndaj Lituanisë.
“Dardanët” në “Fadil Vokrri” triumfuan minimalisht me rezultat 1:0, me golin e Muharrem Jasharit. Kosova e mbyll garën në Ligën e Kombeve me 12 pikë.
Kombëtarja është në pritje të UEFA-s, gjegjësisht vendimit të saj për ndeshjen ndaj Rumanisë.