
Ambasadori i BE-së në Kosovë: Shpresojmë për një qeveri stabile
29 mars 2025
| 19:45
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka folur rreth formimit të qeverisë së re në Kosovë.
Në një intervistë ekskluzive për “Info Magazine”, Orav tha se shpreson që qeveria e re të jetë stabile.
“Çfarë vlerësojmë është se legjislacioni i ri në Kosovë ka marrë parasysh të gjitha rekomandimet e misioneve të mëhershme vëzhguese të Bashkimit Evropian. Kjo është diçka shumë e mirë, dhe nëse kemi një konsensus të partive se si të bëhet kjo, më pas ka më pak rrezik që dikush të kontestojë rezultatet e zgjedhjeve. Është e rëndësishme që çdo votë me kujdes, dhe që çdo qytetarë ta dijë që vota e tyre është vlerësuar”.
“Ne nuk themi se kush e bën qeverinë, ne shpresojmë që të jetë stabile”, tha Orav.