Ambasadori i BE-së në Shkup, mysafiri i parë i kryeministrit Xhaferi
30 janar 2024
| 12:34
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka zhvilluar edhe takimin e parë zyrtar.
Mysafiri i parë i Xhaferit ka qenë ambasadorin e Bashkimit Evropian (BE) në Shkup, Dejvid Gir, më të cilin ka biseduar rreth agjendës evropiane.
“Takimi zyrtar i parë ndërkombëtar si kryeministër me ambasadorin e BE-së, Dejvid Gir. Takimi është mesazh i qartë për përkushtimin tonë ndaj agjendës evropiane dhe rezultat i mbështetjes parimore të rrugës sonë eurointegruese nga Zyra e BE-së në Shkup”, ka shkruar Xhaferi në “Facebook”.