Ambasadori i BE-së, për shpërthimin në “Ibër Lepenc”: Përgjegjësit të vihen para drejtësisë

29 nëntor 2024 | 23:22

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, dënoi sulmin me mjete shpërthyese në kanalin e “Ibër Lepencit”, sulm ky që ndodhi sonte në rrethinë të Zubin Potokut.

Orav deklaroi se ai i ka ofruar ndihmën e BE-së autoriteteve të Kosovës.

“Dënoj incidentin e rëndë që shkaktoi dëme në kanalin ujor në Zubin Potok që po privon pjesë të konsiderueshme të Kosovës nga furnizimi me ujë. Unë u kam ofruar ndihmën e BE-së autoriteteve të Kosovës. Ngjarja duhet të hetohet dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë”, shkroi Orav në “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eduard Kuçi është rikthyer në “Prime”. Ai tha se arsyeja…