Ambasadori i Britanisë fton qytetarët e Kosovës të dalin në zgjedhjet e 6 tetorit
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nicholas Abbott, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin në votimet e 6 tetorit pa marrë parasysh moshën, gjininë dhe përkatësinë, sepse sipas tij, kjo datë është e rëndësisë së jashtëzakonshme që kosovarët të zgjedhin drejtimin e shtetit të tyre.
Ai ka thënë se forca e qytetarit është vota e lirë, andaj duhet të votohet lirshëm dhe pa kërcënime.
Ambasadori britanik ka theksuar se në rast se kosovarët përballen me situata të kërcënimeve dhe shantazheve në ditën e zgjedhjeve duhet të raportojnë menjëherë tek autoritet, të cilat këto raportime do t’i marrin me seriozitet të lartë.
Po ashtu, ambasadori britanik ka deklaruar se Qeveria e Britanisë së Madhe nuk përkrah asnjë parti apo kandidat të veçantë në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.