Ambasadori i Britanisë i kënaqur me bashkëpunimin e komuniteteve
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka kërkuar nga politikanët e Kosovës të mos merren me politikë në kohë virusi. Në një shënim të shkurtër në “Facebook” ai ka porositur se s’ka politikë me virusin teksa ka lavdëruar bashkëpunimin në mes të politikanëve shqiptarë e serbë kohën e fundit.
“Në këtë kohë të vështirë, bashkëpunimi mes komuniteteve, të cilin e kemi parë në javën e shkuar në mes të ministrave Arben Vitia dhe Dalibor Jevtiq, por edhe mes kryekomunarëve Agim Bahtiri e Goran Rakiq në Mitrovicë, është i mirëpritur dhe përshëndetur. Siç ka thënë edhe Mbretëresha dje, nëse jemi të bashkuar dhe të vendosur do ta tejkalojmë këtë sëmundje. S’ka politikë me virusin. Populli i Kosovës nuk meriton më pak”, ka shkruar ai.