Ambasadori i Britanisë i shkon Bashës në zyrë
20 qershor 2019
| 12:05
Në një kohë kur situata politike është shumë e ndezur në Shqipëri, ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman, ka zhvilluar paraditen e kësaj të enjteje një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Takimi i tyre ka qenë pa praninë e medieve, por dyshohet se në fokus të diskutimit është situata politike. /TCh/