Ambasadori i Çekisë vlerëson sanksionet e Kosovës ndaj Rusisë

18 tetor 2022 | 12:46

Ambasadori i Çekisë  në Kosovë, Pavel Bilek, ka thënë se lufta në Ukrainë ka shkaktuar pasoja në Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se Bashkimi Evropian (BE) duhet t’i ofrojë ndihmë këtij rajoni për t’i përballuar pasojat.

Ai ka theksuar se shteti i tij do ta ndihmojë Kosovën në të gjitha proceset.

“Lufta në Ukrainë dhe Ballkani Perëndimor është shumë i ndjeshëm ndaj këtyre pasojave dhe BE-ja nuk duhet ta harrojë Ballkanin, duhet t’i ofrojë ndihmën për t’i përballuar këto pasoja. Kosova ka treguar qartësisht rreshtimin e saj me BE-në dhe Amerikën, duke i mbështetur sanksionet pa ndonjë hezitim, ju i ndani vlerat evropiane dhe ne i vlerësojmë këto. Presidenca e Çekisë është duke u fokusuar në Ballkanin Perëndimor dhe është duke e ndihmuar Kosovën”, ka thënë ai në tryezën me temën: “Agjenda Evropiane 2022”, organizuar nga Komisioni për Integrim Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vazhduar vizitat…