Ambasadori i Finlandës informohet për projektet që po realizohen në Gjilan
01 maj 2024
| 11:13
Për vizitë në Gjilan ka qëndruar dje ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, i cili është pritur nga kryetari i komunës, Alban Hyseni dhe nënkryetarja Leonora Morina-Bunjaku.
Kryetari Hyseni tha se kanë diskutuar bashkërisht për mundësitë e bashkëpunimit.
“Po ashtu, njoftuam ambasadorin për shumë projekte e punë që janë duke u kryer, reformat në ndërmarrjet publike, ndryshimet në sistemin arsimor dhe atë shëndetësor”, tha Alban Hyseni.
Më tej ai tregoi se janë dakorduar që të thellojnë dhe forcojnë mundësinë e bashkëpunimit edhe për të ardhmen e afërt.