Ambasadori i Francës: Dalja e ulët në zgjedhje nuk i kontribuon zgjidhjes politike
23 prill 2023
| 23:13
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, tha se i vjen keq që jo të gjitha partitë morën pjesë në zgjedhjet e parakohshme lokale në veri të Kosovës.
“Zgjedhjet me kaq pak votues nuk i kontribuojnë zgjidhjes politike”, shkroi ai në “Twitter”.
Por, ai theksoi se gjë pozitive ishte profesionalizmi i treguar nga autoritetet e rendit në Kosovë dhe ato ndërkombëtare.