
Ambasadori i Gjermanisë dhe Britanisë i dalin në mbrojtje ambasadorit zviceran
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, dhe ai i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, i kanë ndalë në mbrojtje homologut të tij zviceran, Jean-Hubert Lebet, pasi ky i fundit është kritikuar për komentet që i ka bërë rreth numrit të madh të veteranëve në Kosovë.
Heldt ka thënë se Gjermania dhe Zvicra e kanë mbështetur Kosovën me dhjetëra miliona euro dhe është më rëndësi që të dihet se si kanë përfunduar ato para, transmeton Klan Kosova.
“Kolegu im e ka thënë atë që e mendojnë të gjithë. Ne si komunitet ndërkombëtar jemi të angazhuar që të ndihmojmë. Gjermania dhe Zvicra e ka mbështetur Kosovën me dhjetëra miliona euro në rregullimin e ujit dhe ujërave të zeza që nga vitit 1999”, ka shkruar Heldt në llogarinë e vet në “Twitter”.
Ndërsa, ambasadori britanik, Ruairi O’Connell, ka thënë se ambasadori i Zvicrës e ka thënë një të vërtet që e mendojnë të gjithë.
“Ambasadori zviceran e tha atë që ne të gjithë e mendojmë. Është koha që populli i cili e do Kosovën të veprojë kundër krimit dhe korrupsionit. Është një sfidë e vështirë dhe jo vetëm për Kosovën. Por ata që veprojnë, do ta kenë përkrahjen tonë”, ka shkruar O’Connelli në llogarinë e vet në “Facebook”.
Në mbrojtje të ambasadorit të Zvicrës në Kosovë kanë dalë edhe të LDK-së, dhe Blerim Latifi, këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Në anën tjetër, nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, në një debat televiziv, ka thënë se “sot do ta largoja ambasadorin e Zvicrës, sikur të pyetesha”, duke iu referuar deklaratës së tij për veteranët.
/Epoka e re/